Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit/ Lëvizja e mjeteve devijohet për në aksin Rrëshen-Milot

18
Sigal

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Kombit, kjo pasi numri i shqiptarëve nga Kosova që futen në vendin tonë është i lartë.

Për shkak të trafikut, Policia Rrugore e ka devijuar lëvizjen e automjeteve nga aksi i vjetër Rrëshen – Milot.

Edhe gjatë sezonit të verës është paraqitur disa herë e njëjta situatë me trafikun në Rrugën e Kombit sepse numri i pushuesve nga Kosova të cilët u drejtohenin bregdetit shqiptar ishte shumë i lartë.