Itali/ Shfrytëzonte si prostitutë 26-vjeçaren rumune, në pranga tutori shqiptar

508

 

 

Më 25-vjeçar shqiptar
është arrestuar nga policia italiane e Faenza-s për shfrytëzim prostitucioni në
dëm të një 26-vjeçareje rumune, raportojnë sot mediat lokale.

Sigal

Në shtator, u kontrollua banesa e shqiptarit pasi ishte nën hetim,
sepse kishte prezantuar një kontratë pune false për të marrë leje qëndrimi.
Aty, efektivët kanë gjetur 26-vjeçaren rumune.

Agjentët e policisë së Faentinos, duke dyshuar për shqiptarin, kanë
vendosur ta mbajnë nën vëzhgim. Të mërkurën, efektivët shkuan pranë banesës së
vajzës.

Si herët e tjera, aty erdhi 25-vjeçari (identiteti i të cilit nuk
bëhet i ditur) me makinë dhe pasi e reja hipi në automjet, ai e transportoi në
rrugën “Emilia”, aty ku rumunia prostituohej.

Sapo vajza zbriti nga vetura, ndërhynë efektivët që arrestuan
25-vjeçarin.

Gjykata e Ravenas vendosi ndaj tij ndalimin e qëndrimit në
komunat: Ravena dhe Faenza dhe seanca e radhës u vendos për në 17 nëntor