I rekrutuari i ndërkombëtarëve, nuk është kryeministri im

982
Sigal

Nga Blerina Llalla

Do ta filloj këtë shkrim siç e kemi zakon ne shqipëtarët, me një histori të thjeshtë.

Dikur, mbaj mënd në orën e historisë teksa diskutohej me pasion për heroin tonë kombëtar Skenderbeun, referuar teksteve të studiuesve shqiptarë e të huaj, papritmas me atë naivitetin tim karakteristik i drejtohem profesorit të lendës, historian i njohur e i them:

– Profesor kam një pyetje dhe shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj e të gjithëve.

Duke konsideruar faktet historike dhe mënyrën se si Skënderbeu u rrit, formimin e tij dhe veprën e tij, a është e mundur që ai të ketë qenë një strateg i infiltruar nga Perandoria Osmane në rajonin e Ballkanit për të ruajtur kufirin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit? Për të mos lejuar avancimin e Venedikut në territoret e tyre dhe anasjelltas ai u vetëofrua duke shërbyer edhe ndaj Venedikut. Kësisoj punoi për interesa të të dyja palëve për të ruajtur kufijtë e tyre, nga njëra anë mos lejimin e avancimit te Venedikut drejt Perandorisë osmane dhe anasjelltas. Dhe për këtë atij do ti ofrohej mundësia e të krijuarit atë Shtet Komb që sot e quajmë Shqipëri, kësisoj emri i tij do të hynte në histori. Njëkohësisht që aty do të shërbentë si një torrë e dy kështjellave për të ruajtur elasticitetin e këtij kufiri. Për të arritur këtë, do të duhej të mbante shqiptarër të shpërqendruar e të ingranuar me luftëra modeste të brendshme apo me regjizurë e skenar ndërkombëtar. Si një projekt i rëndësishëm që vetëm ai mund ta realizonte, ishte i zgjedhuri.

Nëse është kështu, ai vërtetë ka qenë i zgjuar, politolog apo strateg i mirë pasi historia na tregoi që ia doli. Duke shpërqendruar shqiptarët nga gjërat e mëdha, duke u dhënë atyre një identitet, nje shtet, nje komb, duke kryer porositë e fuqive më të mëdha. Të gjithë liderët shpërblehen për projektet që realizojnë. I fortë ish Skënderbeu, madje spiritualistet e historisë thonë që kish dhe fuqi paranormale, sidomos në marjen e lajmit. Ia doli në fund dhe emrin vuri në histori. Mbase është e vertetë që “zotat” dinin në supet e kujt ta vinin pëshën, pasi nuk ishte projekt i lehtë. Dhe populli iu bind, e jo vetëm. Por pasi e kishin bindur atë vete.

– Profesori buzeqeshi lehtë, ferkoi fytin me nje kollë të embël. Interesante tha, dhe vijoi të na fliste për Skenderbeun…

Sot, teksa kujtoj këtë fragment e ndërmend më vjen Shqipëria, luftërat irreale dhe liderët e saj. Imagjinata më thërret të mendoj që vazhdimisht jemi brenda të njejtës skemë por me një lider tjetër, në një kohë tjetër të cilit këtë herë i është ofruar bëma për Shqipërinë e madhe teksa përkulet dyerve të Europës por me fytyrë nga Lindja, vemi prap deri në Turqi.

Pra kemi një Skenderbe që beri Shtetin Komb dhe një Ram që do beje Shtetet Komb. Duhet të jetë goxha ekzaltim, endërr e bukur apo ankth që gërryen.

Kështu luftëra irreale sajon në zemër të Shqipërisë mes kaosit shqipëtarët ti mbajë, në uri, të shpërqendruar, të keqinformuar, të pandrinçuar me njëri- tjetrin të egërsuar sikurse historikisht cdo lider ka abuzuar. Kjo që të realizoj projektin e tij për të cilin shpërblimi është i madh, po aq sa sakrifica. Sakrifikimi i një populli te pavlerësuar, në vuatje në depresion.

Prandaj realisht ai nuk është kryeministri jonë, por thjesht një i rekrutuar, i infiltruar ose i punësuar nga ndërkomëtarët për të realizuar projektet e tyre afatgjata. Mbase i vetmi që do të kishte parametrat psikologjike e karakteriale sipas parashikimit e nevojave të tyre, edhe në mbarështrimin e masave.

Ai nuk është kryeministri ynë për sa kohë strategjia e tij e komunikimit është INJORIMI, Fyerja, Fodullëku dhe Ironia apo sarkazma deri në kupë të qiellit por që bie sërisht në tokë, ndaj një populli që s’di si duron. Historikisht në kushtet e mbijetesës.

E teksa shkoj më tej, shoh imazhin e tij, po po, imazhin e tij, të kuruar aq të ngjashëm me atë të Ismail Qemalit. Isha ndër të parët që e pikasa këtë detaj atë ditë kur toka u drodh në Shqipëri. Ditën e Pavarësisë kur ai njëkohësisht do të lançonte modelin e ri të mjekrrës.

Por jo, Shqipëria nuk mund të kishtë një festë Pavarësie, ishte e shkruar. Diçka atje tej në horizontin pa fund, prej punëve në det e tundi tokën fort me porosi që simbolika e saj dite të sfumohej e të zevëndësohej me zi. Ajo tokë nuk u drodh se deshi Zoti, por duhej shkrumbuar ajo ditë, sepse ditë të reja pret historia. Për këtë ai po punon si një Ismail Qemal i dytë dhe të vendosë datën e tij, të shumëpremtuarën nga “ata” bashkimin e trojeve Shqiptare.

Tashmë e dimë që asnjë hap që bëhet për Shqupërinë nuk është natyror por nuk është as rastësi. Pazaret e mëdha kanë më shumë rëndësi.

E kështu ndodhemi para disa fenomeneve komplekse të lidershipit aktual.

Ismail Qemalit nga pas i vinte historia dhe çdo lideri që ka pasur shqipëria, por lideri aktual i vuri të gjithë pas dhe përpara ka venë historin e prin, figurat e tyre i përdor si imazh.

Teksa sheh kompleksitetin e figurës së tij kupton qe ka zgjedhur të bëhet si të gjithë baballarët shpirtërorë e politik, si plak me mjekër por që ndoshta i duhen disa të tjera veti.

Indirekt kemi të bëjmë me kopimin e imazhit të dikujt tjetër, hijen dhe nurin e tij duke dashur ti sfumohet rëndësia e të mbetet ndermend fytyrë e tija. Rama vs I. Qemalit.

(pertej kodeve, simbolikave dhe mesazheve që do të dergojë indirekt autori KM, kjo tregon dhe mungesën e një uniteti të karakterit dhe huazimi i hijes së dikujt tjetër. Personifikimi me më shumë se një karaktër të vetevetes tregon krizën e të tjera cilësi, derisa individi të gjejë vetveten)

Herë Skënderbe, herë Zog, her Abdyl, her Qemal e herë Ramë spo dinë njërëzia kush është përballe.

Një histori kamuflazhi që po lodh një popull me strategjinë shtyp, përça e sundo. Injoro, varfero dhe sulmo.

E prap mendoj, Skenderbeu ia doli ndoshta sepse ishte i shkurtër dhe shihte lart.

Po kur je i lartë vetë dhe mund të shohesh veç poshtë deri ku mund të shkosh?

E nese ai ia del, do bejë shtetet komb se duan “ata” por deri atëherë do kemi shumë bela.

Për sot le ta mbyllim me Lahi Laha il Allah dhe vargjet e tij te preferuara nga Kur’Ani i shenjte drejtuar Muhamedit: “Dhe me të vertetë pas veshtirësisë vjen lehtësim