Mafia e bankave dhe shteti projektojnë konfiskimin e aksioneve të bizneseve

413
Sigal

TvT botoi dje detaje mbi marrëveshjen e qeverisë dhe bankave për t’i ardhur në ndihmë biznesit të madh në situatën që ka krijuar pandemia e koronavirusit, i njohur si garancia sovrane, dhe e cila parashikon që biznesi i madh të përfitojë një financim deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat, ku shteti bën rolin e garantit.

Por çfarë do të ndodhë në rast të pamundësisë së biznesit kredimarrës për të kthyer mbrapsht detyrimin ndaj huadhënësit? TvT zbuloj se marrëveshja parashikon përvetësimin e aksioneve të biznesit nga shteti.

Kështu, sipas marrëveshjes, detaje të së cilës u bënë të ditura dje nga TvT, nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga strukrura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Aksionet do të administrohen dhe nxirren në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Ngelet për t’u parë interesi i biznesit për të përdorur një instrument financiar si ky që po ofrohet nga qeveria shqiptare.