“Do iki te shoqja ti uroj live Vitin e Ri”, zhduken pa lënë gjurmë dy vajzat e mitura në Tiranë

304
Sigal

Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat në Tiranë më 1 janar dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC se vajzat me iniciale M.H dhe K.A janë 16 vjeçe dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa.

Prindërit kanë denoncuar në polici humbjen e tyre, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt. Policia është vënë në lëvizje, ndërsa ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.