Borshi i Himarës ‘zbardhet’ nga breshëri, dëmtohen agrumet e zonës

303
Sigal

Fshati jugor bregdetar i Borshit në Himarë është zbardhur mesditën e sotme nga breshëri kokërrmadh.

Disa çaste kanë mjaftuar që gjithë zona të zbardhet nga breshëri, por jo vetëm edhe të shkaktojë dëme të mëdha në bujqësi.

Sipas administratorit të Njësisë Administrative Lukovë, Adi Bocit i kontaktuar News 24, breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në agrumet që ndodhen ende në pemë të pa vjela.

Boci konfirmon se sot madje ka pasur makina për të marrë prodhimin bujqësor që është ende pa u shitur, por duket se kjo nuk ishte dita me fat për bujqit e Borshit dhe zonës përreth.