I nxorën me dhunë në votime/ 2 mijë vota të pavlefshme veç në 1 KZAZ në Tiranë

702
Sigal

Vetëm në një KZAZ të Bashkisë së së Tiranë janë gjetur gati 2 mijë vota të pavlefshme.

Nga të dhënat e marra në KZAZ-në numër 32 në Tiranë ku ka mbaruar numërimi i votave kanë rezultuar jo pak, por 1975 vota të pavlefshme.

Duket se inatin qytetarët të cilët janë nxjerr me dhunë për të votuar, e kanë nxjerrë tek fletët e votimit.

Sipas të dhënave të KZAZ-së numër 32 në këtë zonë kanë votuar 26 mijë 567 qytetarë.

Erion Veliaj ka marrë 15 mijë e 580 vota, Arben Skënderaj 1 mije e 950 vota.

Të pavlefshme kanë dalë 1 mijë e 549 fletë votimi, të dëmtuara 397 fletë dhe të hedhura gabim 29 fletë.

Në total janë 1975 vota të pavlefshme.