Talenti i madh i Dortmundit i jep fund karrierës, ja arsyeja tragjike

487
Sigal

Dario Skuderi konsiderohej një talent i madh i Dortmundit. Tani, në moshën 21-vjeçare, mbrojtësi var përfundimisht këpucët në gozhdë për një arsye tragjike.

sKUDERI

Tri vite më parë, Skuderi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, por gjatë gjithë kësaj kohe ai luftoi për të mos e lënë përgjysmë ëndrrën për t’u bërë profesionist. Incidenti ndodhi më 14 shtator 2016 në ndeshjen e “Youth League”, mes Dortmundit U-19 dhe rivalëve të Legias së Varshavës.

Trotz-Verletzung-mittendrin-Dario-Scuderi-bei-der-U19-1336466

Ligamentet e gjurit u këputën plotësisht dhe doktorët konfirmuan një frakturë të dyfishtë. Nëntë operacione dhe rreziku për të prerë edhe këmbën bënë që më në fund, talenti i kombëtares U-19 të Italisë të dorëzohej.