I nguli thikën 2 bashkëmoshatarëve në Krujë, kapet 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një adoleshent ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij.

14-vjeçari me iniciale K. G., ka plagosur me thikë një tjetër 14-vjeçar me iniciale E. Sh., dhe 15-vjeçarin F. M., 15 vjeç, banues në Krujë.

Sigal

Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Krujë, pas një konflikti të çastit, ndërkohë që i muturi që i plagosi është shoqëruar në polici.

Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merret me hetimine ngjarjes për veprime të mëtejshme.