I hoqën ndihmën ekonomike, 58-vjeçarja ndërron jetë në ambientet e bashkisë së Lushnjes

Shpresa Cani, 58-vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

Mësohet se ajo kishte shkuar për të pyetur pse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ata e kanë drejtuar në Drejtorinë e Ndihmës Sociale.

Sigal

58-vjeçarja ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre në lidhje me heqjen e emrit nga lista e përkrahjes sociale. Ajo ka pasur një takim edhe me kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa në katin e dytë të godinës.

Më pas ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.