Merr flakë një banesë në Tiranë, një i moshuar përfundon në spital

447
Një shtëpi trekatëshe në Tiranë është përfshirë ngan flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë, e cila ndodhet në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë gjimnazit Partizani. Fatmirësisht zjarrfikëset kanë mundur të mbërrijnë në kohë, duke shpëtuar një të moshuar që ndodhej brenda në banesë. Ai është dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Sigal