I dyti brenda ditës, gjendet një tjetër trup i pajetë në Divjakë

155
Sigal

Një trup është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut.

Kanë qenë pushuesit të cilet kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar policinë. Nëe vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjes.

Personi i pajetë është rreth të 60-ave dhe nuk është identifikuar ende.

Ky është trupi i dytë i pajetë që është gjetur gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit, pasi më herët në rrjedhjen e lumit Seman, dy peshkatarë gjetën trupin e dekompozuar i një të riu, i cili po ashtu ka mbetur i paidentifikuar.

Trupi i të riut kishte kohë që qëndronte në ujë i dekompozuar.