I dështon tentativa për të vrarë të riun në Lushnje, policia arreston babain e autorit

640
Sigal

Një atentat me armë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes.

Policia njofton këtë të mërkurë se shtetasi me incialet S.Xh, 26 vjeçar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 29 vjeçar të identifikuar me inicialet A.Ç.

Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur të riun, pasi në momentin e atentatit ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij dhe ka mundur të shpëtojë nga vdekja.

Policia njofton gjithashtu se i riu që ka tentuar të vrasë 29 vjeçarin është ndihmuar nga i ati, shtetasi Ilirjan Xheliu, i cili është arrestuar nga policia.

Autoritetet shprehen se ky i fundit ka ndihmuar të birin të largohet nga vendngjarja pas atentatit të dështuar.

“Në datën 24.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.Xh, 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç, 29 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”. 

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh, 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.