Bombula e gatimit merr në qafë familjen në Devoll, shkrumbohet shtëpia

570
  • Një banesë në Devoll është djegur thuajse plotësisht për shkak të një zjarri.
Sigal

Flakët kanë djegur shtëpinë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi që ndodhej në bensën në pronësi të shtetasit me inicialet L.R, 67 vjeç.

Njoftimi i  Policisë

Më datë 24.07.2017, në banesën e shtetasit L.R., vjeç 67, banues në Devoll, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake.

Nga veprimet e kryera rezulton, se shkak i zjarrit, ka qenë një bombol gazi, që përdorej për gatim.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së parë Korçë, për ngjarje aksidentale.