I dënuar me 12 vite burg për përfshirje në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet ish drejtori i policisë së Dhërmiut (EMRI)

142
Sigal

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në Berat, ish drejtori i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode. Ky i fundit ishte dënuar me 12 vite burg në prill të këtij viti nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dënimi përfundimtar i tij u vendos të ishte 8 vite burg.

Bode akuzohet për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike që drejtohej nga grupi i Habilajve. Gjitashtu ish drejtori i policisë, ka favorizuar trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë. Në foto Bode (personi në të majtë) shihet nën shoqërinë e njërit prej anëtarëve të grupit të Habilajve.

Kush është Sokol Bode?

Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish ministrin Tahiri.