Një grabitje me dhunë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”. Policia njofton se një automjet tip “Benz” i është grabitur me forcë pronarit nga disa persona.
“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte”, thuhet në komunikatën për shtyp.
Pronari i mjetit është shtetasi Martirio Peqini, banues në Divjakë. Ai ka deklaruar se grabitësit i kanë bllokuar rrugën me një automjet me targa angleze dhe nën kërcënimin e armës e ka në detyruar që t’iu dorëzojë çelësat e makinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.