I aksidentuari u konfirmua pozitiv me koronavirus, karantinohen 10 mjekë e infermierë

380
Sigal

Personeli mjekësor prej 10 personash që u kujdesën për të aksidentuarin në Durrës që u konfirmua me Covid-19, janë karantinuar.

Pas rastit që u konfirmua nga ministria, që një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me Covid-19 dhe e dërguan tek Infektivi, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

Tre ditë më parë, i riu pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me Covid-19. Mësohet se i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve por rezultuan negative. Ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë.

I riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.