Hyri për të grabitur të moshuarën në Lushnje/ Adoleshentja foto provokuese në rrjetet sociale

229
Sigal

Një vajzë vetëm 16 vjeçe organizoi sot një grabitje me një 18 vjeçar në qytetin e Lushnjës, por morën vetëm prangat e policisë pasi në banesën e të moshuarës nuk gjetën para.

Vajza e arrestuar është K. Beqiri, një personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram ku edhe hedh poza të shumta.

Adoleshentja ka marrë pjesë edhe në videoklipe të këngëtarëve midis të cilëve edhe këngëtarit “Stine”.

Në dëshminë e dhënë për mediat, e moshuara tha se vajza i kishte kërkuar një gotë ujë me pretendimin se nuk ndihej mirë dhe në atë moment i kishte hedhur spraj syve. Më pas, i ka kërkuar të tregojë se ku gjenden paratë duke e kërcënuar me vrasje nëse flet.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam bir në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajtin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më.

Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më coi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim”- tha e moshuara për mediat.