Autoritetet holandeze dhe shqiptare kanë arritur një marrëveshje, për të kthyer sa më shpejt azilkërkuesit e refuzuar. Sipas marrëveshjes, Holanda do të mundësojë udhëtime speciale për shqiptarët që u është refuzuar azili, në mënyrë që t’i nisë sa më shpejt drejt Shqipërisë. Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua nga Ministria Holandeze e Drejtësisë. Marrëveshja vjen në një kohë kur numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Holandë është shtuar ndjeshëm.