“Hiq dorë se do të zhdukim”, kandidati për deputet, denoncon rastin: Jam kërcënuar me jetë, për këtë arsye …

106
Sigal

Kandidati për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re për qarkun e Fierit, Andi Turhanaj, ka bërë një akuzë të fortë ku edhe ka depozituar një kallzim penal në Drejtorinë e Policisë.

Arsyeja e këtij kallëzimi penal që ai ka ndërmarrë është bërë fakti se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar pasi kishte deklaruar se do të shkonte deri në fund të zbardhjes së manipulimit të votave të tij përsa i përket zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Unë jam në vitin e dytë, në master në Universitetin e Arteve. Vendosa të kanidoj për deputet nën siglën e Aleanca Demokracia e Re. Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tona kishin dalë apstenim. Dhe këtë nuk e lejova dhe u shpreha se kësaj gjëje do i shkoja deri në fund.”

Ndërkohë nga ana tjetër ka marrë edhe kërcënime nga dy persona të cilët nuk i njihte të cilët e kanë kërcënuar me jetë.

“Ditën e sotme, kur u ktheva nga Tirana dhe kur opo futesha nga hyrja e pallatit, më vijnë dy djem, dhe më thanë: Hiq Dorë se do të zhdukim. Më pas ja nisën duke më sharë. Pas kësaj erdha dhe bëra një kallëzim sepse u kërcënova me jetë. Mendoj që çështjen ta çoj në prokurori”- është shprehur Andi Turhanaj.