Hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

54
Sigal

Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.

Për pasojë 60-vjeçari K.M., ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.