Hidhet nga kati i 3-të i banesës një grua në Kavajë, gjen vdekjen në vend

318
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-te i banesës ku jetonte.

Policia njofton se viktima është një grua 58-vjeçare, me inicialet S.P., e cila ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.