“Hidhërim i madh e trishtim i thellë”/ Meta reagon për aksidentin tragjik në Bullgari: Ngushëllime familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, shërim sa më të shpejtë të mbijetuarve!

204
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona e janë plagosur 7 të tjerë.

Meta shkruan shpreh hidhërimin e tij nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ku thotë se në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllime familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj. Kreu i shtetit gjithashtu, i uron shërim të shpejtë të mbijetuarve nga aksidenti tragjik.

Postimi i Metës:

Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.
Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!