Ministrja Kushi nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”: Përpjekje të përbashkëta për fuqizimin e programeve të Mësuesisë

368
Sigal

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi mori pjesë në konferencën e organizuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

“Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, së bashku me Rektorin Prof. Dr. Skënder Topi dhe drejtoren e AKKSHI, znj. Mirela Muça, zhvilluam një takim me drejtues të fakulteteve dhe departamenteve të këtij universiteti, ku diskutuam mbi projektet e reja të kërkimit shkencor financuar nga MAS dhe marrëveshjet e reja në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve.”- shprehet Znj. Kushi në rrjete sociale.

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin mbështetja e kërkimit shkencor me buxhete dhe punë konkrete, aplikimi i doktoraturave, ndërkombëtarizimi i universiteteve i cili është prioritet për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, orientimi i universiteteve drejt programeve që janë prioritet kombëtar, ku Mësuesia është një nga programet kryesore.

Ministrja Kushi nënvizon se në fokus të takimit ishin edhe sfidat që lidhen me programet e mësuesisë në universitetin Aleksandër Xhuvani, por jo vetëm.

“Është përgjegjësi e jona e përbashkët që Elbasani i Normales të vazhdojë traditën e përgatitjes së mësuesve profesionistë dhe nxitjen e interesit tek të rinjtë dhe të rejat për programet e mësuesisë,”- thekson Ministrja Kushi.

###

Videoja sinkron:
https://fb.watch/9rG_m7QxRa/

Fotot:
https://www.facebook.com/100057450729783/posts/362760862315602/?d=n