Hasmëria 20-vjeçare shqiptare që tronditi Belgjikën

205
Sigal

Një atentati i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Belgjikë, ku 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelliu mbeti i plagosur me 6 plumba.

Mediat belge, sot shkruajnë se i dyshuari kryesor për këtë ngjarje është shqiptar Kasandër Noga, 44-vjeç.

Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri.

Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Kur ndodhi masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geron Hasnabelliut, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren.

Në Antwerp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën.

Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri.