Harta e koronavirusit zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër, 57.3 % e të prekurve janë shëruar

308
Sigal

Harta e pandemisë së koronavirusit është zgjeruar në Tiranë dhe në Shkodër. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë përditësimit të të dhënave mbi situatën në vend.

Nga rezultatet e testimeve, përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhjetë raste pozitive me COVID19, nga të cilat nëntë raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe një rast i ri është në Shkodër.

Teksa numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 736, edhe numri i të shëruarve është rritur, duke shkuar në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Bashkia- Të prekur – Të shëruar

Tiranë – 302- 187
Shkodër – 105 – 61
Krujë – 92 – 8
Durrës – 42 – 37
Fier – 37 – 27
Kurbin – 31
Korçë – 19 – 18
Elbasan – 18 – 15
Kukës – 18 – 10
Lezhë – 14 – 14
Has – 14 – 12
Kavajë – 9 – 8
Lushnje – 7 – 4
Vlorë – 5 – 4
Pukë – 5 – 4
Mirditë – 5 – 3
Rrogozhinë – 4 – 4
Tropojë – 4 – 4
Berat – 3 – 2
Mallakastër – 1
Mat – 1.