Harta e amerikanëve: Ja ku goditi më shumë tërmeti

794
Sigal

Shërbimi Gjeologjik Amerikan, një nga agjencitë qeveritare më të mira në botë, e vlerëson tërmetin në Shqipëri me nivelin portokalli.

Ata kanë publikuar një hartë të detajuar të zonës ku ka goditur më shumë tërmeti.

Nëse e sheh hartën, vija me portokalli është zona ku lëkundjet kanë qenë më të dhunshme, për shkak se janë më pranë epiqendrës. Kjo është arsyeja se përse përveç Durrësit, më shumë dëmtime ka pasur në Thumanë e Bubq.

Teksa vala vjen duke u zgjeruar, ajo bëhet e verdhë, çka do të thotë se fuqia është ndjerë më pak. Me ngjyrë të verdhë është edhe Tirana. Edhe në kryeqytet, disa zona e kanë ndjerë më shumë.

Më pas vija bëhet jeshile, që do të thotë se tërmeti ndjehet akoma më pak.

Për tërmetet apokaliptike, vija bëhet e kuqe.