Hapja e listave, PS jep konsensusin për heqjen e koalicioneve parazgjedhore

350
Sigal

Ditën e sotme mazhoranca ka miratuar në parim kërkesën e një grupi deputetësh nga opozita parlamentare, të cilët kërkojnë ndryshime në Kushtetutë.

Bëhet fjalë për një nismë të firmosur nga gati 30 deputetë, ku kërkohet hapja e listave të kandidatëve për deputetë, rritja e pragut me 5% dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Pas më shumë se dy orë diskutime në Këshillin e Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, propozimi ka marrë 16 vota pro dhe 1 kundër.

Pas këtij votimi, nisma do të shqyrtohet të hënën, nen për nen në Komisionin e Ligjeve, ndërsa votimi final është parashikuar më 30 korrik në seancë parlamentare.