Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për Fan Nolin: 20 vjet përndjekje

1026
Sigal

Përgjatë gjysmë shekulli, diktatura përndoqi intelektualët, shkrimtarët dhe elitën shqiptare. Mes dosjeve që AIDSSH ka vënë në dispozicion është edhe ajo nr. 3, Fashikull me materiale në ngarkim të Fan Nolit, dosje e Sigurimit të Shtetit për peshkopin shqiptar në SHBA. Në zbatim të ligjit 45/2015, dosja mund të vihet në dispozicion të të interesuarve, pranë AIDSSH. Dosja ka 76 fletë, informacione që janë të periudhës 1943 – 1964.