Hapen pjesërisht tregjet e shumicës por mungojnë klientët

354
Sigal

Nga kjo e hënë një sërë biznesesh e kryesisht të shumicës ngritën qepenët. Edhe pse janë dyqane të shumicës kryesisht të veshjeve dhe këpucëve, bizneset në Zonën e Medreses shumica janë të mbyllura. Numri i atyre personave që kanë vendosur të hapin aktivitetin ditën e sotme fillimisht kanë aplikuar për leje.

Tregtarët thonë se shitjet janë zero dhe se nëse situata vijon e tillë shumë shpejt ose do të mbyllin biznesin ose do të shohin mundësinë për një aktivitet tjetër. “Thuajse vijmë kot, vetëm sa ta mbajmë hapur, thjesht duhet me e hap se s’kemi ça bëjmë në shtëpi. S’ka pasur fare lëvizje se do kohë që ta marrin vetën njerëzit që të qarkullojnë njerëzit. Humbja është mbi 90%, as 10% nuk del e fitimit që ka dalë më përpara. Nëse nuk do ecë ka rrugë tjetër”.

Ka edhe të tjerë që shprehen se vetëm në momentin kur do të fillojë aktiviteti normal dhe të lejohet lëvizja e qytetarëve mund të flasim për ecuri pozitive në shitje. “Po s’hapi njerëzit që të vijë autobusë, atëherë vijojnë puna”.