Raport KE: Pandemia përkeqësoi punën e prapambetur në gjykatat e Ballkanit

50
Sigal

Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, CEPEJ, publikoi të mërkurën raportin e vlerësimit të vitit 2022.

Duke u mbështetur në të dhënat e vitit 2020, ai arriti në përfundimin se sistemet gjyqësore në Evropën Qendrore e përballuan me efikasitet pandeminë COVID-19, ndërsa ato në Evropën Juglindore ia dolën më pak mirë dhe ende përballen me një numër të madh çështjesh në pritje.

“Zhvillimet në numrin e çështjeve në pritje mund të shkaktojnë shqetësim në Shqipëri, Kroaci, Republikën e Moldavisë dhe Serbi”, theksohet në raport.

Ai tha se numri i çështjeve gjyqësore në pritje në Shqipëri ishte dyfishuar dhe “Kroacia shkoi nga reduktimi i proceseve të prapambetura të saj midis vitit 2010 dhe 2020, në shtimin e tyre me më shumë se një të pestën brenda periudhës 2018-2020”.

Në Shqipëri, raportoi fajësoi sistemin e vetingut për grumbullimin e çështjeve të mbetura në pritje.

“Në Shqipëri, procedura e vetingut ndikoi jo vetëm në numrin e profesionistëve, por edhe në shkallën e pastrimit dhe kohëzgjatjen e procedimeve (veçanërisht në shkallën e dytë dhe të tretë ku shumë gjyqtarë u shkarkuan ose dolën me dëshirë në pension)”, thuhet në raport. Ai shton se “gjyqtarët e mbetur nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e çështjeve.”

Një shkallë pastrimi figure më e ulët se 100 do të thotë se sistemi gjyqësor i vendit zgjidh më pak çështje sesa merr. Gjykatat e shkallës së dytë të Shqipërisë kanë një nivel pastrimi figure prej më pak se 60.

Vendet e Evropës Qendrore si Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia nga ana tjetër “arritën të trajtojnë në mënyrë efikase çështjet e tyre civile dhe tregtare të pazgjidhura përballë pandemisë COVID-19”.

Sipas raportit, Moldavia nuk raportoi asnjë rast më të vjetër se dy vjet në gjykatat e shkallës më të lartë.

Ndërkohë, “përqindja e çështjeve civile dhe tregtare më të vjetra se dy vjet është 84,8 për qind në Mal të Zi dhe 48,2 për qind në Kroaci”.

Raporti e shpjegon grumbullimin e çështjeve të Kroacisë në Gjykatën e saj të Lartë me rishikimin e Kodit Civil të vitit 2008 dhe 2011, i cili dërgoi më shumë çështje drejtpërdrejt në Gjykatën e Lartë.

Megjithatë, Kroacia kohët e fundit bëri ndryshime ligjore, për të racionalizuar “numrin e çështjeve që mund të vendosen nga Gjykata e Lartë, gjë e cila pritet të rëndojë Gjykatën,” vuri në dukje raporti. Kroacia gjithashtu raportoi se gjysma e rasteve në gjykatën e saj administrative ishin më të vjetra se dy vjet.

Në Turqi, çështjet në pritje në Gjykatën e Lartë janë “më shumë se përgjysmuar nga viti 2018 në 2020, nga 36.8 për qind në 15.9 për qind, si rezultat i masave të synuara për reduktimin e rasteve të pazgjidhura”. Rreth 30.6 për qind e rasteve në gjykatat administrative të Turqisë janë më të vjetra se dy vjet.

“Në çështjet penale, përqindjet e rasteve më të vjetra se dy vjet janë shumë më të ulëta, një maksimum prej 17.3 për qind raportohet në Bosnje dhe Hercegovinë, e ndjekur nga … 15.3 për qind në Turqi”.

Turqia në vitin 2019 prezantoi masa për të reduktuar numrin e çështjeve në pritje të Gjykatës së Kasacionit, me një sistem alarmi që u jep përparësi çështjeve të vjetra.

“Koha e pritjes e secilit rast është monitoruar përmes sistemit. Si rrjedhojë, rastet e pazgjidhura janë ulur ndjeshëm në krahasim me ciklin e kaluar”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje se efikasiteti i gjykatave rumune “u ul në vitin 2020 në shkallën e parë dhe të dytë, kryesisht për shkak të uljes së numrit të çështjeve të zgjidhura në kontekstin e pandemisë COVID-19”.

Megjithatë, Rumania që atëherë ka ndërmarrë masa të mira. “Që nga viti 2019, një rrjet i specializuar prokurorësh është duke u marrë me çështjet që kanë të bëjnë me të miturit (autorë dhe viktima)”, thuhet në raport.

Gjykatave civile të shkallës së parë të Serbisë u nevojiten mesatarisht 472 ditë për të zgjidhur një çështje me një normë të dobët pastrimi figure prej 70.9, që tregon efikasitet të ulët. Gjykatave administrative të shkallës së parë u duhet edhe më shumë kohë për të zgjidhur çështjet, mesatarisht 754 ditë.

Gjykatat e Shqipërisë duan më shumë kohë sesa të gjitha për të zgjidhur rastet e tyre, veçanërisht gjykatat e shkallës së dytë. Mesatarisht, një rast do 1742 ditë për t’u zgjidhur në një gjykatë civile dhe 4485 ditë në gjykatat administrative.

Raporti arriti në përfundimin se në Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut, afati kohor për zgjidhjen e rasteve është dyfishuar.

“Në vitin 2020, Republika e Moldavisë arriti një hark kohor prej 51 ditësh, ndërsa 304 ditë raportohen në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në raport, duke shtuar: “Greqia mbeti shteti me harkun kohor më të lartë individual në zgjidhjen e çështjeve administrative të shkallës së tretë prej 1,107 ditësh, një reduktim prej 12 për qind krahasuar me vitin 2018.”

Raporti përfshin profile të vendeve dhe një bazë të dhënash interaktive që përcakton tendencat e sistemeve gjyqësore të 44 vendeve evropiane dhe tre shteteve vëzhguese – Izraelit, Marokut dhe Kazakistanit. /BIRN