Hakerat shpërbëjnë shtetin shqiptar. Ja çfarë është në duart e armiqve

93
Sigal

Të fundit materiale, që u publikuan nga hakerat janë me të dhëna nga kreu i SHISH Helidon Bendo. Por ndërkohë gjatë këtyre muajve ka pasur gjithashtu dokumente të tjera të publikuara nga hakerat iranianë duke nisur që nga targat, numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë, dokumentat konfidencialë gjithashtu të SHISH. Ja çfarë dokumentesh kanë rrjedhur deri tani duke nisur nga muaji gusht.

Gusht- Shtator janë publikuar e-maile të një rëndësie të shtuar si ato të Kryeministrit Rama, Ministrit Bledi Çuçi, Ministrit Niko Peleshi, Drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ambasadës shqiptare në Moskë, Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, Ambasadëss së Shqipërisë në Athinë. Ky sulm Kibernetik ka vijuar edhe më tej duke publikuar të dhënat për sa i përket lejeve të qëndrimit të muxhahedinëve në Shqipëri, më konkretisht drejtueses së tyre. Emërime në detyrë, letërkëmbime proceduriale mes institucineve, certifikata vaksinimi etj. Materiale propagandistike kundër MEK etj. Për të treguar se sulmi ka qenë serioz dhe i thellë kanë publikuar të dhëna sensitive për 1 milionë qytetarë shqiptarë si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat, si dhe adresat e secilit.

Në 19 shtator janë publikuar posta elektronike e ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Dokumentet personale të tij, hyrje daljet në kufi, numri i identifikimit dhe lëshimi e rinovimi i dokumentacioneve, materiale nga posta elektronike, mesazhe dhe shkresa sekrete si dhe lista e personave në kërkim nga Policia e Durrësit. Janë publikuar gjithashtu të dhënat personale të Kryeministrit Edi Rama, targat e automjeteve dhe zotëruesit e tyre dhe ajo që ishte më e rëndë ishte publikimi mes tyre edhe i automjeteve të ushtrisë dhe së bashku me to edhe vendndodhja.

26 shtator dhe 9 tetor janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga pikat kufitare, listë me 100 mijë persona të regjistruar nga Policia e Shtetit, mes personave të regjistruar kishte persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale ose persona në hetim nga Policia e Shtetit dhe Interpol. Si dhe listën emërore të drejtuesve kryesorë të policisë së shtetit.

Në 19 deri 24 tetor janë publikuar të dhënat e kreut të SHISH- Helidon Bendo, karta e identitetit, data e rinovimit si dhe hyrje daljet në kufi me shtete të ndryshme.

2 dhe 7 nëntor: Por hakerat nuk janë mjaftuar me kaq duke publikuar edhe listën e përdoruesve të sistemeve elektronike të SHISH, 400 emra një pjesë e tyre ish- punonjës të shërbimit informativ shtetëror. Si dhe video dhe imazhe të siguruar nga puna e agjentëve të SHISH në terren.

Në 13 nëntor janë publikuar posta elektronike e kreut të SHISH Helidon Bendo, shkresa zyrtare dhe mes tyre edhe mesazhe nga qyetarët. Kontakte politikanësh, gazetarësh, dhe figurash publike. Janë publikuar gjithashtu dokumente të klasifikuara si ‘konfidenciale’.