I bie tezga prej hekuri në kokë në mes të sheshit, vajza dërgohet urgjent në spital

553
Një vajzë në Prishtinë ka marrë lëndime dhe është alivanosur pasi i ka rënë një tezgë metali në kokë.

Incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Në vendngjarje ka dalë edhe ndihma e shpejtë, ku pas ndihmës së parë në vendngjarje, viktima është transportuar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës , shkruan GazetaMetro.

Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Sigal