Macron udhëton në Berlin, takim Merkel në ‘ditën e parë të punës’

463
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të presë ditën e hënë në Berlin, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në ditën e tij të parë të punës në krye të shtetit dhe të ekzekutivit. Lajmi është konfirmuar në rrugë zyrtare ndërkohë që takimi do të jetë vizita e parë jashtë vendit e liderit të ri francez.

Ekspertët kanë shkruar se kjo tregon rëndësinë e madhe që do t’i kushtojë Macron bashkëpunimit me Gjermaninë. Liberali është lavdëruar shpesh herë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Shefja e ekzekutivit gjerman shfaqi mbështetje të hapur për 39-vjecarin gjatë fushatës elektorale, duke e quajtur atë personin i cili mban në dorë shpresat e miliona qytetarëve francez dhe europianë. Gjithashtu, Merkel ka qënë një nga liderët e para botërore që telefonoi Macron pas suksesit të tij historik në garën presidenciale franceze.

Pavarësisht konfirmimit të vizitës së Macron, palët nuk kanë bërë të ditur detaje në lidhje me atë që do të diskutohet gjatë bashkëbisedimit të tyre. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se tema kryesore pritet të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, në një moment kur blloku ka nevojë më shumë se kurrë për të ruajtur unitetin, pas vendimit të qytetarëve britanikë për daljen nga BE-ja. Gjithashtu, në tryezën e bisedimit pritet të shtrohet gjithashtu cështja e luftës-kundër terrorizmit si dhe cështje të tjera të ndjeshme të arenës ndërkombëtare. 
Sigal