Hajdutët vjedhin telat e transformatorit, fshati në Tiranë pa energji elektrike

738
OSHEE ka bërë me dije këtë mbrëmje se fshati Picallë pranë Selitës nuk ka energji elektrike pasi persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur bobinat e bakrit (dyshohet për skrap) të transformatorit në kabinë.
Mësohet se OSHEE ka bërë denoncim në polici.
Për shkak të terrenit, është i vështirë rikuperimi në kohë i demit, duke bërë kështu që të ngelen pa drita 24 abonentë të fshatit.
Sigal