Greqia u lidhi kontrata pune, shqiptarët bllokohen në Kapshticë

360
Sigal

Disa prej punëtorëve sezonale kanë hasur në vështirësi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ata thanë se pronarët grekë u kanë sjellë kontratat e punës, por nuk i lejon pala shqiptare të kalojnë drejt Greqisë. Burime nga dogana jonë thanë se listat emërore te punëtoreve sezonale vijnë te gatshme nga shteti grek dhe në disa raste ka pasur pasaktësi prej tyre.

“Unë kam 16 ditë që kam bërë kërkesën dhe nuk më ka dalë emri në doganë, emri nuk më ka dalë”

“Pronari më mori në telefon dhe më tha që i kemi nisur, keni pengesë nga dogana juaj tha”

“Greku na tha ka ardhur. Erdhëm të pyesim”, thanë disa prej punëtorëve shqiptarë në Greqi.