Paloka: Rama e di shumë mirë, që përballë opozitës së bashkuar nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe as bandat…

296
Sigal

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzon Kryeministrin Edi Rama se po i kundërvihet haptazi marrëveshjes për ndryshime në Kodin Zgjedhor, mëgjithëse e ka firmosur atë.

Paloka thekson se pabesia dhe mos zbatimi i marrëveshjeve është nga tiparet dalluese të Ramës prandaj nuk habit më askënd me lojërat që po bën me surrogato “opozitën” në mënyrë krejt të trashë.

“Rama e di shumë mirë, që përballë opozitës së bashkuar sot, nuk i mjaftojnë më as paratë e pista, as bandat e asnjë mënyrë tjetër manipulimi nga ato që ka përdorur deri më sot. Për këtë arsye tentoi të kapte komisionet zgjedhore, por dështoi.

Nënshkroi i detyruar një marrëveshje që nuk e donte në një tryezë që e ulen kundër dëshirës së tij. U përpoq me të gjitha mënyrat ta prishte atë tryezë, po nuk ja doli.

Në fund, kur e detyruan të nënshkruaj, luajti rolin e atij që kishte dalë i fituar nga marrëveshja, po u kuptua shpejt që ishte e kundërta”, shprehet Paloka për Koha Jonë.

Sipas tij, Rama nuk mund të bëjë marrëveshje për rregulla të barabarta e lojë të ndershme sepse e di që është i humbur.

“Loja që po bën Rama tani është e qartë jo vetëm për ne, por dhe për ata që u investuan e dolen garant për marrëveshjen! Pra nëse Rama i shkon deri në fund lojës së tij, do ketë kundër jo vetëm opozitën, por dhe partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Një akt i tillë do të ishte qartësisht goditje eliminuese për demokracinë dhe tentativë për sanksionimin në Kushtetutë dhe njëherë të sundimit të partisë -shtet.

Këtë nuk do e lejojë opozita e cila këtë herë do ketë qartazi në krah dhe partnerët. Pluralizmi dhe demokracia e fituar 30 vjet më parë do të mbrohet. Një klikë kriminelësh e oligarkësh nuk mund të sundojnë mbi 80 % të shqiptarëve që mezi presin ti hedhin në plehra, Ramën me klikën e tij kriminale”, shprehet Paloka.