Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve në burgun e Patras, 7 të plagosur

553
Shtatë të burgosur shqiptarë dhe grekë janë plagosur në burgun Shën Stefano në Patra të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtës ku dy grupe të burgosurish shqiptarë dhe grekë janë përleshur me njëri-tjetrin. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes 3 grekëve dhe 4 shqiptarëve. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të burgut për ti ndarë grupet qe po përlesheshin. Të shtatë të plagosurit u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes, ndërkohë administrata e burgut po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal