Gratë naftëtare propozim Ramës: Të ngrihet grupi negociator dhe të bisedojmë

287
Sigal

Në ditën e tetë të grevës së urisë gratë naftëtare në Ballsh i kanë përcjell një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Ato sot janë shprehur se kanë besim se kryeministri do ta zgjidhë situatën e tyre, teksa i propozojnë që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë.

Më tej ato thonë se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më uzina e naftës në Ballsh.

“Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të sëmura. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”– tha njëra prej grevistëve.

Nga ana tjetër grevistet sërish këmbëngulin se do i qëndrojnë deri në fund kërkesave fillestare të tyre dhe nuk gënjehen me premtime boshe të kryeministrit.