Grabitja e bankës në Koplik, policia aksion nga ajri me helikopter për arrestimin e autorëve

254
Sigal

Pas grabitjes së bankës në Koplik të Shkodrës dhe arratisjes së tre autorëve, policia ka nisur aksionin për arrestimin e tyre.

Autorët pasi kanë grabitur bankën kanë mundur të largohen drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3” që më pas i kanë vënë flakën

Përveç efektivëve në terren, ka nisur edhe kontrolli nga ajri.

Një helikopter i policisë po kontrollon nga ajri për autorët, të cilët pasi i vunë zjarrin makinës së tyre në dalje të qytetit të Koplikut, i grabitën një qytetari mjetin e tij.

Policia ka nisur marrjen në pyetje të tre personave që grabitësit u morën makinën në rrugë.

Grabitja e bankës në Koplik, policia aksion nga ajri me helikopter

Grabitja e bankës në Koplik, policia aksion nga ajri me helikopter