Grabiti me armë familjen në Selenicë dhe dyshohet se përdhunoi vajzën e mitur, jepet masa e sigurisë për Vitrin Çobaj

143
Sigal

Gjykata e Vlorës ka dhenë masën e sigurisë arrest në burg për 37 vjecarin Vitrin Çobaj i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të bashkisë së Selenices.

Trupi gjykues i përbëre nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokuror Erida Visoci. Gjykata vlersoi të ligjshëm ndalimin dhe i dha arrest në burg. Dyshimet për të ishin për 4 vepra penale.

Heqje e paligjshme e lirisë, Mardhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç, Vjedhje me dhunë dhe Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë. Avokat i çeshtjes ka qene Durim Bajrami i caktuar kryesisht