Rrjet spiunazhi në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në disa banesa në Laç, Lezhë e Fushë-Krujë, çfarë gjeti

149
Sigal

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK. Përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë ish-anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Sipas informacioneve të siguruara, në këto banesa janë sekuestruar disa sende si Laptopë apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit.

Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK,  dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar  nga Ministria e Brendshme e Iranit.

Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahetinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Në këte rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptar.

Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo dëbuar lidhur me këtë çështje, nderkohë që sipas SPAK të gjithë të dyshuarit po mbahen në mbikqyrje nga antiterrrori dhe agjentë të BKH-së.