Sigal

Grabitet një karburant në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘8 Shkurti’, ku një person i maskuar i ka dalë para rojes së karburantit, duke i marrë xhiron ditore.

Sipas informacioneve të para, një person i ka marrë rojës së karburantit xhiron ditore dhe është larguar. Grabitësi ishte i maskuar dhe nuk dihet identiteti i tij.

Policia ka nisur punën për kapjen dhe identifikimin e autorit dhe zbardhjen e detajeve tëtjera të ngjarjes.