Grabitet dyqani i telefonave, një person futet dhe i merr me forcë shitëses lekët

189
Sigal

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar i cili ka grabitur një dyqan telefonash në qytet.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.