Grabitet dyqani i telefonave në Tiranë, policia në kërkim të autorëve

611
Një grabitje është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e një dyqani të një kompanie private dhe më pas kanë marrë prej aty disa telefona celularë dhe sende të tjera.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Të njëjtat burime bënë me dije se fill pas vjedhjes hajdutët janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Qemal Stafa”, është thyer xhami i dyqanit të një kompanie private, me menaxher shtetasin O.T ku dyshohet se janë marrë telefona celular dhe sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal