Goditet rrjeti shqiptaro – grek i lëndëve narkotike

595
Sigal

Policia greke tha se një sasi me mbi 200 kg marijuanë u sekuestrua në afërsi të Kozanit prej sektorit të antidrogës së Kosturit në Greqinë Veriore, qytetit fqinj me Korçën.

Policia greke tha se tre shtetas grekë dhe një shqiptar, u arrestuan tek po synonin ta transportonin lëndën narkotike në brendësi të kufirit me destinacion Athinën.

Marijuana u gjet në njërin prej mjeteve ndërkohë që u bllokuan edhe dy mjete të tjerë që shërbenin për të kontrolluar rrugën për pikat policore.

Sipas policisë greke katër të arrestuarit vepronin për llogari të një organizate shqiptare të trafikut të narkotikëve. Shtetasi shqiptar i arrestuar ishte pa dokumente të rregullta në Greqi dhe i dënuar nga një gjykatë e Selanikut për grabitje.