Një person është gjetur i pajetë në Devoll, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Poncarë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, i pajetë është gjetur një burrë. Nga këqyrja e trupit të personit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Aktualisht vijnë hetimet për zbardhjen e identitetit si dhe shkakun e vdekjes së tij.




















