Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre në Greqi, arrestohet një prej vëllezërve shqiptarë, shpallet në kërkim tjetri

36
Sigal

Dy vëllezër shqiptarë kanë qëlluar me thikë një bashkatdhetar të tyre në Kos të Greqisë. Për pasojë është arrestuar njëri prej vëllezërve, ndërsa autoritetet greke janë duke punuar për kapjen e autorit tjetër.

Mediat greke shkruajnë se i plagosuri ka marrë goditje të shumta me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa mësohet se ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes se mbetur në tentativë.