Gledis Nano: Vrasësi i 8-vjeçarit në Fier ishte hajdut banesash

92
Sigal

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano teksa bënte një raportim lidhur me performancën e policisë së shtetit në Komisionin e Sigurisë, është ndalur edhe tek vrasja e 8-vjeçarit në Fier.

Klodian Çalamani tashmë pas hekurave, qëlloi për vdekje 8-vjeçarin në fshatin Grecalli, ndërsa sipas Gledi Nanos theksoi se ndaj autorit ka pasur të dhëna se ka qenë hajdut banesash, dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.

“Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur. Ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash. Nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual.” tha mes të tjerash Nano.