Gledis Nano shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj

294
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se me firmën e Gledis Nanos, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është shkarkuar nga detyra.

Në vend të Vocajt, është emëruar Neritan Nallbati.

Ndërsa Tonin Vocaj është emëruar zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në vend të Albert Dervishajt.

Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.

Burimet thanë se sot do të prezantohen ndryshimet e fundit.